Stadium i ri në Dobrajën e Madhe të Lipjanit

#post_seo_title

Dobraja e Madhe ka inauguruar stadiumin e saj të ri, i cili u hap zyrtarisht me një ndeshje miqësore mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e vlerësoi këtë hap si një zhvillim të madh për komunitetin dhe sportin.

Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj modern, i hapur me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe KF Uniteti. Ky është një stadium me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria.

Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!”, tha Ahmeti.

Stadiumi i ri pritet të shërbejë si qendër sportive për KF Arbëria dhe do të ofrojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit në këtë zonë.