
Ardian Nuhiu e ka mbyllur aventurën e tij te Gjilani pas 45 ndeshjeve në krye të skuadrës, me një mesatare prej 1.36 pikësh për ndeshje.
Në këtë periudhë, trajneri shkupjan regjistroi 16 fitore, 13 barazime dhe 16 humbje, duke lënë prapa një bilanc të baraspeshuar, por jo të nivelit që pritej nga klubi.
Statistikat e tij dalin më të dobëta në krahasim me trajnerët që e kanë drejtuar Gjilanin në vitet e fundit.

Gentjan Mezani kishte arritur një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje, Zekirija Ramadani 1.60, ndërsa më i suksesshmi në këtë aspekt ishte Ismet Munishi me 1.64 pikë për ndeshje.
Këto shifra tregojnë se periudha e Nuhiut, ndonëse me momente pozitive, nuk arriti të shënojë progresin e dëshiruar krahasuar me pararendësit e tij në stolin e kuqebardhëve.