Skuadra irlandeze Shamrock, kërkon të bëjë një paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare, ndërsa trajneri ka theksuar eksperiencën e ekipit të tij në garat evropiane, por edhe respektin për kundërshtarin nga Suhareka, thekson Kërlaçki nga konferenca për shtyp e kryetrajnerit irlandez.
Trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley, vlerësoi lart ekipin e Ballkanit, duke theksuar disiplinën taktike dhe përvojën e tyre në Evropë.
Stephen Bradley, trajner i Shamrock Rovers: Do të jetë një ndeshje e fortë, dy ekipe kërkuese
“Ballkani ka një ekip interesant, me lojtarë të mirë dhe të edukuar taktikisht. Kemi luajtur kundër disa futbollistëve tyre më parë. Do të jetë një ndeshje e vështirë — në Evropë nuk ka ndeshje të lehta. Megjithatë, ne kemi përvojë dhe besojmë se mund të kualifikohemi. I respektojmë, sepse e dimë që kanë luajtur më parë në Evropë. I kemi parë edhe kundër Larne-s në Irlandën e Veriut dhe për këtë arsye i vlerësojmë maksimalisht. Do të jetë një ndeshje e fortë, dy ekipe kërkuese, fusha është e mirë, gjithçka është gati.”