Struga - Rabotniçki 2-0

Struga - Rabotniçki 2-0

Struga ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Parë, duke mundur Rabotniçkin e Shkupit me rezultatin 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 45+2 nga Compaore, ndërsa rezultatin e vulosi në shtesë Maleski (90+3).

Me këtë sfidë, e zhvilluar në Strugë, nisi edhe java e tretë e kampionatit maqedonas, ku marrin pjesë pesë skuadra shqiptare: Struga, Shkëndija, Bashkimi i Kumanovës, Arsimi i Çegranit dhe Shkupi.

Struga - Rabotniçki 2-0
Struga – Rabotniçki 2-0

Vetëm tre shqiptarë te Struga, katër te Rabotniçki

Në përbërjen e Strugës, nga futbollistët shqiptarë ishin vetëm tre: Besmir Bojku, Memetriza Hamza dhe kapiteni Bunjamin Shabani, ndërsa trajner është Blendi Shkëmbi. Si zëvendësues u aktivizua edhe Arbi Vosha.

Në anën tjetër, Rabotniçki u paraqit me katër futbollistë shqiptarë në formacionin bazë: Xhelil Asani, kapiteni Besir Demiri, ish-futbollisti i Prishtinës Dashmir Elezi dhe Florian Kadriu. Ndërsa si zëvendësues luajtën edhe Ditmir Hoxha e Ermedin Adem.

Superliga e Maqedonisë së Veriut – Java e tretë

22 gusht 2025

Struga Trim-LumRabotniçki 2-0

20:00 | Shkup
VardariBrera Strumica

23 gusht 2025

17:00 | Kratovë
Sileks – Makedonia Gjorçe Petrov

24 gusht 2025

17:00 | Tetovë
ShkëndijaArsimi 

25 gusht 2025

17:00 | Kavadarci
Pelister – Shkupi


17:00 | Kumanovë
Bashkimi 1947Tikvesh