Zum Inhalt springen
Egnatia Vllaznia

Superiorja në javën e 11-të përhapet në tre ditë – duele me peshë për kreun

Von
1 Min. Lesezeit

Java e 11-të e Abissnet Superiore zhvillohet përgjatë tre ditëve, me ndeshje që pritet të sjellin rivalitet dhe luftë për pozitat e para në renditje.

Dark Grey Modern Football Match Schedule Instagram Post 50

 

Vllaznia – Dinamo dhe Elbasani – Egnatia janë përballjet më të spikatura të javës, duke qenë se përfshijnë skuadra pretendente që momentalisht ndodhen në garë të ngushtë për kreun e tabelës.

Java nis të premten (7 nëntor) me sfidën Bylis – Flamurtari, ku vendasit e Mirel Josës do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa vlonjatët ende janë në kërkim të fitores së dytë sezonale.

Të shtunën (8 nëntor), Tirana pret në kryeqytet skuadrën e Vorës, ndërsa Vllaznia sfidohet nga Dinamo, në një përballje me shumë histori dhe rëndësi për objektivat sezonale.

Të dielën (9 nëntor), Teuta përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian në një tjetër duel me ndikim të drejtpërdrejtë në kreun e klasifikimit.

Standings provided by Sofascore

 

Teilen: Facebook X