Llapi - Drita

Sot përmbyllet java e 12-të në AlbiMall Superligën e Kosovës dhe java e 15-të në Ligën e Parë, me pesë përballje interesante – tre në elitë dhe dy në kategorinë e dytë.

Purple and White Simple Sport Table League Instagram Post 29 1
AlbiMall Superliga – Java 12

Drita – Llapi, derbi për kreun

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në Gjilan, ku kampionët në fuqi, Drita, do të presin Llapin në një duel të drejtpërdrejt për pozitat e para në renditje. Gjilanasit ndodhen një pikë përpara, me 17 sosh kundrejt 16 të Llapit. Përballjet mes këtyre dy ekipeve gjithmonë kanë qenë të paparashikueshme – takimi i parë këtë sezon në Podujevë u mbyll me barazim 1-1.

Drita vjen në këtë ndeshje pas humbjes në Skenderaj ndaj Drenicës, ndërsa Llapi ka moral të lartë pas fitores ndaj Prishtinës.

Dukagjini – Malisheva, për të ruajtur ritmin

Në Klinë, Dukagjini do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive pas triumfit të rëndësishëm ndaj Gjilanit. Klubi vendas ka 17 pikë dhe pozicionohet në mesin e artë të tabelës. Ndërkohë, Malisheva ndodhet në zonën e rrezikshme me vetëm 13 pikë dhe pa ndonjë stabilitet në rezultat.

Takimi i parë mes tyre, i zhvilluar në Malishevë, u fitua nga skuadra e Ismet Munishit me rezultat minimal 0-1.

Prishtina e Re – Drenica, për mbijetesë dhe stabilitet

Në Lipjan, Prishtina e Re përballet me Drenicën në një duel të mbijetesës. Skuadra vendase, në fund të tabelës, ende nuk ka shijuar fitoren nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Babaj, me vetëm një barazim në gjashtë ndeshje. Në anën tjetër, Drenica e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, pas një serie prej katër humbjesh, u rikthye te fitorja në mënyrë të bujshme ndaj kampionëve të Dritës dhe synon ta vazhdojë formën e mirë.

Liga e Parë: Feronikeli kërkon fitoren, 2 Korriku për mrekulli

Në Ligën e Parë, Feronikeli 74, si favorit i qartë, pret në shtëpi Prizrenin dhe synon ta ruajë kreun e renditjes. Ndërkohë, në një tjetër përballje interesante, 2 Korriku do të tentojë të bëjë ndonjë surprizë kundër Istogut – një sfidë e vështirë në letër për kryeqytetasit.

Blue Modern Football League Fixture Instagram Post 21