Superliga e Kosovës, Tabela pas javës së 8-të dhe para derbit Gjilani – Drita

Pas fitores së Ferizajit ndaj Drenicës dhe barazimit mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, renditja në fund të tabelës është ngjeshur ndjeshëm.

Kësisoj, derbi i nesërm mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet në një situatë të pazakontë – të dy skuadrat gjenden në tre pozitat e fundit të klasifikimit, diçka që nuk ka ndodhur prej shumë kohësh në futbollin kosovar.



