SUPERLIGA LIVE: Ballkani-Malisheva, Dukagjini-Gjilani dhe Prishtina e Re-Ferizaj!

Prej orës 16:30, në Suharekë, Klinë dhe Lipjan, fillojnë tri ndeshje të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Më të rejat, kronologjikisht dhe në kohë reale, mund t’i ndiqni në „Kërlaçki.com“.
Ballkani – Malisheva 1-1
Dukagjini – Gjilani 2-0
Prishtina e Re – Ferizaj 0-1
BALLKANI – MALISHEVA 1-1
Përfundon ndeshja, ndahen pikët.
90’+1 Ibishi shërish në qendër të vëmendjes, tenton të gjuaj i bllokohet, tregohet egoist.
90′ Pesë minuta shtesë.
85′ Edhe një tentim i Malishevës, Ferati gjuan plogësht.
84′ Almir Kryeziu me shpejtësi depërton e nga para zona gjuan furishëm, portieri Gashi prek topin dhe prek traversën.
80′ Sërish Ibiri gjuan me të djathtën nga jashtë zona, jashtë pingules së djathtë.
76′ Shpëton Ballkani, Malisheva lëshon rast të mirë, Ibishi gjuan, pret portieri Iljazi. Dy skuadrat po e tentojnë fitoren.
75′ Ismajlgeci gjuan nga mëse 25 metra nga gjuajtja e lirë, por pak mbi kuadrat.
67′ Debuton Alidema debuton me Ballkanin, zëvendëson Hamidin i cili luajti vetëm për disa minuta i cili pas lëndimit iu deshtë të lëshonte fushën.
62′ GOOL Pas këndores dhe tollovisë brenda zonës, përfiton i harruari brenda zonës, Giovanni shfrytëzon rastin dhe 1-1.
53′ Pas gjuajtjes së lirë të pasuksesshme, topi vije te Ferati brenda zonës, e fortë, por jashtë.
50′ Altin Aliu nga e djathta, pozitë e mirë, por as nuk qëllon portën dhe as nuk pason.
47′ Tolaj provon nga 17-metra me të majtën, mbi portë.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
45’+2 Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e mysafirëve.
45’+1 Tolaj provoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Kryeziut, por asgjë, vetëm këndore.
34′ Ismajlgeciu me të majtën, por larg portës.
21′ Edhe një tentim i Almir Kryeziut, por i pasaktë, i vetmi që po rrezikon për momentin për vendasit.
16′ Tjetër rast për mysafirët, Ferati nga afërsia me gjuajtje me kokë qëllon traversën.
11′ GOOL Kundërzbritje, Xhylani asiston – Aliu shënon 0-1.
10′ Kryeziu sërish, brenda zonës, gjuan vjedhurazi, pret Gashi.
9′ Kryeziu gjuan nga distanca, ballore, pa problem portieri Gashi.
5′ Serebe sërish, nga e majta brenda zonës, gjuan lartë.
5′ Malisheva afër golit, pas këndores qëllohet pjesa e sipërme e traversës.
3′ Tolaj djathtë brenda zonës te Serebe, por Kryeziu bllokon gjuatjen e drejtuar në portë.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Iljazi, Smajli, Potoku, Tolaj, Giovanni, Serebe, Kryeziu, Ismajlgeci, Deliu, Batarelo, Jashanica.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryziu, Opeh, Veliu, Ferati, Ndjigi, Aliu, Brruti, Xhylani, Ibishi.
DUKAGJINI – GJILANI 2-0
Mbyllet ndeshja në Klinë, fitore e merituar e Dukagjinit.
90+1′ GOOOOOOOL! Dukagjini shton epërsinë, Elijesa Zylfiji gjen rrjetën për 2-0.
88′ Morina gjuan bukur ga distanca, pret portieri i Dukagjinit.
83′ Tollovi në zonën e Dukagjinit. Pas dy tentimesh, Gjilani nuk arrin të shënojë.
81′ Armend Thaqi gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon mbi portë.
73′ Gabim skandaloz në mbrojtje i Gjilanit. Laroshi lëshon portën dhe pret një gol të sigurt. ka ankesa se luajti me dorë jashtë zonës.
51′ Boshnjaku për pak të shënojë auto-gol, por Laroshi pret.
48′ Mevlan Adili gjuna, topi shkon ngjitur me shtyllën.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
45’+2 Dukagjini afër golit të dytë. Mbrojtja e Gjilanit reagon dobët, Merlaku pason te Maliqi, i cili gjuan, por portieri Laroshi mbron.
45′ Gjyqtari ka dhënë 3 minuta lojë shtesë!
40′ Tollovi në zonë. Morina rrëzohet në zonë, britmat e tij dëgjohen jashtë stadiumit. Kishte një kontakt me Ibrahimin, mjekët u futën në fushë, ndërsa gjyqtari vazhdoi lojën.
36′ Sërish i njëjti kombinim. Hugo harkon, Pefqeli me kokë, por Laroshi me mund pret topin.
34′ GOOL! Dukagjini kalon në epërsi. Hugo harkon nga këndi, Pefqeli kërcen më së larti dhe nga pika e penalltisë me kokë shënon për 1-0.
26′ Merlaku bukur asiston te Maliqi, ky mbi portë.
20′ Çfarë humbet Gjilani! Depërtim i bukur i Prapashticës, pason te Aganspahiç, i cili gjuan, portieri mbron, ndërsa nga topi i kthyer Basa, gjuan mbi portë.
13′ Pefqeli pason bukur te Maliqi, por ky i fundit nga një pozitë ideale gjuan mbi portë.
4′ Gjilani kundërpërgjigjet. Thaqi harkon në zonë, por Basri largon rrezikon në këndore.
2′ Dukagjani rrezikon i pari! Hugo harkon në zonë, Isufi gjuan, por topi nga vija devijohet nga kapiteni i Gjilanit, Thaqi.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Margono, Basri, Iseni, Xhemajli, Morina, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Isufi, Hugo, Maliqi.
Gjilani: Laroshi, Thaqi, Adili, Bilali, Aganspahiq, Basa, Prapashtica, Krivanjeva, Boshnjaku, Rrahmani, Ibrahimi.
PRISHTINA E RE – FERIZAJ 0-1
90+5′ Mbyllet ndeshja! Ferizajt i mjafton autogoli i Prençit për të marrë pikët e plota.
90+5′ E pabesueshme çfarë rasti humb Ferizaj. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Topallaj shërbehet bukur nga e majta, por gabon pranë portës.
89′ Një prej mundësive të pakta të Prishtinës së Re për barazim. Berisha gjuan me kokë por topi shkon jashtë. Presim kohën shtesë.
71′ Betim Haxhimusa i afrohet golit të dytë, por nuk tregohet i saktë.
70′ Vazhdon epërsia minimale e mysafirëve, të cilët po marrin një mbështetje të çmuar edhe nga tribuna qëndrore e stadiumit „Sami Kelmendi“, ku janë të pranishëm qindra tifozë të Ferizajt.
68′ Baholli provon nga goditja e dënimit, topi mbi portë.
63′ Autogol nga Elvis Prençi. Ferizaj në epërsi. 0:1.
60′ Asgjë interesante në Lipjan. Ferizaj qarkullon topin në mesfushë. Prishtina e Re e vendosur mirë. 0:0.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
44′ Gjuajtje e Ramusës, përtoke, e rrezikshme, por Smakiqi intervenon saktë pranë pingules së tij të djathtë.
16′ Sadriu provon ballore, e lehtë për portierin Smakiqi.
15′ Portieri ferizajas i sigurt në një tentim të prishtinasve.
9′ Në „Sami Kelmendi“ prezent edhe tifozeria mysafire, „Ujqit“ në përkrahje të klubit të tyre të zemrës, Ferizaj.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Azizi, Prençi, Rudaj, Dadet, Baholli, Ahmeti, Gomes, Fazliu, Dobratiqi.
Ferizaj: Jovanovski, Ramusa, Iljazi, Shabani, Selmani, Nafiu, Jusufi, Neziri, Sadriu, Gligorov, Avdulli.





