Zum Inhalt springen
498183696 1369619571470705 1988276647406036952 n

Superliga rikthehet me duele interesante, derbi Prishtina–Drita në qendër të vëmendjes

Von
1 Min. Lesezeit

Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, sot rikthehet futbolli kosovar me xhiron e katërt të Albi Mall Superligës.

Katër ndeshje zhvillohen nga ora 15:00, ndërsa kryendeshja e javës luhet në mbrëmje, nga ora 20:15.

Gjilani, para tifozëve të vet, pret Malishevën dhe synon fitoren e radhës, teksa mysafirët kërkojnë këndelljen pas një fillimi jo të mirë të sezonit.

malisheva gjilani
Gjilani – Malisheva

Ballkani është nikoqir i Drenicës, me të dyja skuadrat që synojnë pikë të vlefshme, ndërkohë që në Klinë zhvillohet dueli interesant mes Dukagjinit dhe Ferizajt. Në Lipjan, Prishtina e Re pret Llapin, ku të dy ekipet kanë nevojë urgjente për fitore.

Megjithatë, vëmendja kryesore i takon kryeqytetit. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Drita përballen në derbin më të madh kosovar. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, me stadiumin e stërmbushur nga adhuruesit e dy skuadrave, teksa të dyja palët synojnë vetëm fitoren.

Teilen: Facebook X