Trajneri i Differdange, Pedro Silva, është shprehur optimist në konferencën për media para ndeshjes ndaj Dritës, duke theksuar se përmbysja është e mundur.
“Kemi shumë motivim për këtë ndeshje. Të tri përballjet e shkuara i takojnë së kaluarës. Humbëm me një gol diferencë, por tani dua ta fitojmë ndeshjen që vlen më shumë, atë të sotmen”, deklaroi tekniku portugez, përcjellë „Kërlaçki.com“.
Në aspektin taktik, Silva nuk zbuloi shumë, por pranoi se do të bëjë disa ndryshime.
“Duhet të jemi jashtëzakonisht agresivë. Sistemi do të mbetet i njëjtë, por me ide të tjera”, theksoi ai.

Differdange do të mungojë mesfushori kamerunas Boris Mfoumou, i përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e parë dhe i pezulluar për këtë përballje.
Në konferencën për shtyp foli edhe mesfushori Ludovic Rauch, i cili analizoi cilësitë e skuadrës së Dritës.
“Është një ekip shumë fizik, me përvojë dhe lojtarë më të moshuar se ne. Pika e tyre e fortë është kalimi i shpejtë në sulm, ku janë shumë efikasë”, u shpreh ai.
Ndeshja e sotme fillon prej orës 20:00.