
Huliganët polakë të Jagiellonias në Tiranë do të jenë të pranishëm për ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës. “Do të shkojmë për të ngulur gozhdën e fundit në arkivol”, kanë shkruar ata.
Kjo ndeshje vjen pas humbjes së thellë 3:0 të Dinamo City në Bialystok të Polonisë, ku skuadra e Ilir Dajës u mposht para 17,450 shikuesve.
Huliganët kanë bërë edhe një provokim tjetër në rrjetet sociale, duke shkruar:
“I shkatërruam 3:0 në tokën tonë, pa mëshirë. Por ende nuk ka mbaruar. Do të shkojmë në Tiranë për të ngulur gozhdën e fundit në arkivol dhe të mbyllim dy ndeshjet siç i ka hije Jagas.”
Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, dhe pritet një atmosferë e tensionuar për shkak të pranisë së tifozëve të organizuar polakë.
Prej vitesh ata shquhen për prijet pro-serbe dhe anti-shqiptare, teksa shpesh herë kanë shfaqur banderola me shkrimin “Kosova është Serbi”.