Tifozët e Shkupit, Shvercerat i ndërprejnë skuadrës treningun

Shvercerat
Shvercerat

Ky mesazh i fuqishëm nga Shvercerat tregon një krizë të thellë besimi mes tifozëve më të zjarrtë të FC Shkupit dhe drejtuesve të klubit Ai përmbledh zemërimin e akumuluar për shkak të premtimeve të pambajtura nga ana e kryesisë.

Mashtrimeve të përsëritura dhe mungesës së komunikimit të ndershëm. Mospërfilljes së zërit të tribunës që sipas Shvercerave ka qenë gjithmonë mbështetëse e klubit.

“Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës” është një mesazh i qartë se për Shvercerat loja nuk ka kuptim pa pjesëmarrjen dhe vlerësimin e tifozëve. Ata kërkojnë sinqeritet transparencë dhe respekt pa të cilat paralajmërojnë se çdo gjë do të ndalet.

Fjalët e fundit, “Mos na provoni durimin se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet”, janë një paralajmërim serioz për drejtuesit që mund të pasohet me bojkot total protesta ose tensione të mëtejshme nëse kërkesat nuk merren parasysh.

T’ju kujtomë, FC Shkupi deri vonë kishte merkaton e bllokuar, ndërsa ndërkohë kanë pasuar edhe ndryshime në udhëheqje të klubit, por që më gjasë nga tifozët konsiderohen vetëm maskim dhe jo ndryshim.

Deklarata e Shvercerave

Sot Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit!
Arsyeja? Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit!
Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat!
Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit!
Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës!
Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht.
Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet…
FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!