Tirana ndalet në, Teuta mbetet e pamposhtur – Barazim pa gola në Rrogozhinë

Tirana - Teuta 0-0
Tirana - Teuta 0-0

Në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”, Tirana dhe Teuta ndanë nga një pikë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synonin fitoren për të vazhduar formën pozitive.

Bardheblutë vinin pas fitores në derbi dhe shpresonin të vijonin me ritmin e lartë, ndërsa Teuta, që mbetet e pamposhtur këtë sezon, tregoi sërish stabilitet dhe disiplinë taktike.

Durrsakët kanë startuar sezonin me ambicie më të mëdha se në vitet e fundit dhe ky barazim në transfertë ruan ecurinë e tyre pozitive, ndërkohë që Tirana duket se “kënaqet” me një pikë në një ndeshje që pritej më shumë.

Barazim i ashpër në Rrogozhinë: Egnatia dhe Dinamo pa gola, por me kartonë të kuq

Egnatia dhe Dinamo ndanë pikët në një ndeshje mjaft të luftuar në Rrogozhinë, që u cilësua si kryendeshja e javës në Superligë. Takimi përfundoi 0-0, por nuk munguan emocionet, rastet për gol dhe tensionet.

Të dyja skuadrat patën mundësi të mira për të zhbllokuar rezultatin, por mungoi saktësia në finalizim. Ndeshja u mbyll me nga 10 lojtarë në secilën skuadër, pasi Loran dhe Xhemajli u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutat e fundit të takimit.

Ky barazim i ruan të dyja skuadrat në zonën e kreut, por lë hapur luftën për pozitat e para në javët në vijim.

Abissnet Superiore – Java 7

Tirana 0-0 Teuta

Egnatia 0-0 Dinamo

 

Standings provided by Sofascore

Vllaznia triumfon në Ballsh mes polemikave, VAR ndërhyn tri herë dhe anulohet goli i barazimit