Zum Inhalt springen
Torcida Pr

Torcida për herë të parë në historinë e saj në Ferki Aliu

Von
2 Min. Lesezeit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, klubi i Vushtrrisë ka ndarë biletat për tifozët mysafir në ndeshjen e radhës, duke shënuar një moment historik: për herë të parë, grupi i tifozëve “Torcida” do të jetë i pranishëm në stadiumin “Ferki Aliu”.

KZJ Gjakove
KZJ në Vushtrri me tymat e ndezur!

Për shumëkënd, kjo duket ende e pabesueshme – një grup rivalësh të përbetuar, vetëm 12 kilometra larg, do të ketë një sektor të dedikuar në stadiumin e Vushtrrisë, në një sezon kur klubi vendas kryeson renditjen e Ligës së Parë dhe shkallët janë të mbushura në çdo ndeshje.

Ky zhvillim konsiderohet nga disa si një “mrekulli” pas shumë vitesh mungesë të pranisë së tifozëve mysafirë në këtë stadium. Dyshohet se pas këtij vendimi qëndron ndonjë ndikim i fortë – ndoshta dikush “i madh” ka ndërhyrë për të bërë të mundur këtë ndryshim të rrallë. Kujtojmë që udhëtimi i fundit i një tifo-grupi në “Ferki Aliu” daton shumë vite më parë, Kuqezinjtë e Jakovës kishin udhëtuar më 2019 në numër të konsiderueshëm në një stadium të stërmbushur ku kah fundi i ndeshjes kishte pasur probleme. KZJ janë i vetmi grup që ka udhëtuar në Vushtrri të paktën në tre raste.

Plisat ne Vushtrri

http://Plisat në Vushtrri

Udhëtimi i “Plisa”-ve më 2009, ishte rasti më brutal i një udhëtimi, të cilët as s’ia kishin dal të qëndronin në ndeshje, u dëbuan pas një përplasjeje të ashpër me policinë dhe sigurimin, një incident që përfundoi edhe me arrestime të dyanshme.

Në Vushtrri në një rast kanë qenë edhe “Skifterat”, kurse “Intelektualët” kanë pasur po ashtu një udhëtim, kishte raporte miqësore në atë kohë, pas atij udhëtimi ishin prishur raportet.

Torcida nuk ishte asnjëherë. Në fakt ishte njëherë! Nëngrupi i Torcidës “Torcida – Pr”, ishte në një numër të vogël nga Prishtina në edicionin e titullit të KF Trepça, 2009/10. 45-minuta kishte qëndruar transi, insitojnë “Forca”.

Torcida Pr
Torcida Prishtinë më 2010 në vitin e titullit të KF Trepça

Torcida në  Vushtrri ka qenë vetëm në disa raste basketboll, kur luante Trepça si vendase në palestrën e Vushtrrisë.

Teilen: Facebook X