
Torino shkaktoi surprizën e javës në Serie A, duke mposhtur 1-0 liderët e kampionatit Napoli – vetëm fitorja e dytë për “Il Toro” këtë sezon. Kampionët, ndërkohë, pësuan humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe vetëm të dytën në 21 përballjet e fundit ndaj Torinos.
Golazo de Gio Simeone, lo gana el Toro #TorinoNapoli 1-0 pic.twitter.com/fDvqtfnHQy
— YandyWorld (@Yandy_World) October 18, 2025
Pas barazimit spektakolar 3-3 ndaj Lazios, Torino shpresonte të vazhdonte formën e mirë, dhe ishte shumë pranë golit kur Nikola Vlashiç goditi shtyllën nga jashtë zone. Në portën tjetër, portieri Franco Israel u rikuperua në kohë pas një gabimi fillestar ndaj një goditjeje të Kevin De Bruyne, i cili më pas pa një tjetër tentativë të devijohej jashtë, ndërsa Giovanni Simeone shpërdoroi një rast të mirë për vendasit me një volej të gabuar.
Gjithsesi, pas gjysmë ore lojë, ishte pikërisht Giovanni Simeone që zhbllokoi rezultatin dhe solli festë në tribunat e stadiumit të Torinos për herë të parë këtë sezon. Pas një topi të lirë në zonë, ai shmangu mbrojtjen dhe kaloi portierin Vanja Milinkoviç-Saviç me qetësi. Vetëm tre minuta më vonë, Torino mund të kishte dyfishuar, por portieri i Napolit – në huazim nga vetë Torino – prishi aksionin e rrezikshëm të Marcus Holmgren Pedersen.
Napoli dominoi fundin e pjesës së parë, por gjuajtja e Lorenzo Luccas që u bllokua lehtë nga Israel ishte rasti i vetëm konkret.
Në 15 minutat e fundit, Napoli ushtroi presion të vazhdueshëm, por përpjekjet e De Bruyne dhe Politano u neutralizuan nga një mbrojtje heroike. Eljif Elmas humbi një rast të artë, duke goditur mbi traun nga një pozicion ideal. Në minutën e tretë shtesë, një goditje e Politanos u përplas në shtyllë, topi ra në shpinën e portierit Israel dhe përfundoi tek Noa Lang, që realizoi, por gëzimi u ndërpre nga VAR për pozicion jashtë loje.
Kjo është hera e parë që nga fillimi i vitit 2024 që Napoli humb tre ndeshje radhazi jashtë fushe – dhe fitorja e dytë e vetme e Torinos ndaj tyre që prej vitit 2015.
Asllani sipas sofascore është ndër futbollistët më të vlerësuar, ndërsa u zëvendësua me tjetrin reprezentues shqiptar, Ardian Ismajli në minutën e 84-të.