Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, po kalon një moment të shkëlqyer në elitën e futbollit suedez. Ai realizoi golin e katërt sezonal për skuadrën e tij, AIK Stockholm, në një ndeshje si mysafir kundër Degerfors.
Celina (28 vjeç) ka qenë vendimtar për ekipin e tij në këtë fazë të kampionatit, ndërsa AIK Stockholm po synon të sigurojë një vend që çon në garat evropiane për sezonin 2026/27. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe nëntë javë.
Ky ishte goli i dytë i Celinës ndaj Degerfors këtë sezon. Ai ka shënuar gjithashtu edhe ndaj GAIS dhe Östers, duke e çuar në katër numrin total të golave në kampionat. Përveç realizimeve, Celina ka kontribuar edhe me tre asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të AIK Stockholm këtë sezon.
Bersant Celina continues to have a fantastic season! 🪄🇽🇰
pic.twitter.com/BpD1leefj6— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 24, 2025