LIVE: Sllovaki – Kosovë dhe Poloni – Shqipëri

shorti1

Shorti i play-off-it për Kupën e Botës 2026.

  • Sllovaki – Kosovë

  • Poloni – Shqipëri

Në rast kualifikimi në finale, Kosova do të përballet me fituesin e çiftit Turqi – Rumani në “Fadil Vokrri”, ndërsa Shqipëria si mysafire me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në fushat e skuadrave të vazos së dytë më 26 mars, 2026.

Kosova me short më të lehtë në gjysmëfinale, por finale e vështirë – Shqipëria gjithmonë mysafire

shorti1

Kosova ka tërhequr një short relativisht të favorshëm në gjysmëfinale të play-off-it për Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Sllovakinë. Nëse arrin të kualifikohet në finale, përballja do të jetë më e vështirë – ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani. Megjithatë, finalja do të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

1

Ndërkohë, Shqipëria do të luajë në gjysmëfinale ndaj Polonisë në Varshavë, dhe në rast fitoreje, do të mbetet sërish mysafire edhe në finale – ose në Stokholm kundër Suedisë, ose në një vend neutral ndaj Ukrainës.

2

postieri