Tragedi e rëndë në Itali: Vdes volejbollistja 20-vjeçare

Simona Cina
Simona Cina

Një tragjedi ka tronditur botën sportive, Simona Cina, 20-vjeçe, volejbolliste në rërë nga Italia, u gjet e mbytur në pishinë gjatë një feste private në një vilë pranë Palermos në Siçili.

Trupi i saj u zbulua në mëngjes, disa orë pasi nisi festa dhe pasi ishte parë për herë të fundit rreth orës 03:00, ndërsa ndihma mjekësore u thirr pak para orës 04:00. Megjithëse ekipet mjekësore mbërritën shpejt, ata ishin në gjendje vetëm të konstatonin vdekjen.

Ashtu siç janë rrefyer hetimet e para, nuk janë gjetur gjurmë alkooli në vendngjarje. Një nga të pranishmit është ndaluar për marrjen e mostër ADN-je, pasi deklaroi se u lëndua pas marrjes së lajmit për vdekjen dhe në vilë janë gjetur edhe gjurmë gjaku.

Pak orë përpara tragjedisë, Simona kishte postuar në Instagram disa video, duke u shfaqur në festë në shoqërinë e dy djemve.

Karabinierët italianë kanë nisur hetime për të zbuluar rrethanat e vdekjes, përfshirë marrjen e dëshmive nga të pranishmit dhe skanimin forenzik të vendit të ngjarjes.

Klubi Capasense Volley, për të cilin luante Simona deri vitin e kaluar, shprehu dhimbjen e thellë. “Ishte shumë e përkushtuar ndaj sportit dhe njerëzve. Një humbje e madhe për komunitetin tonë”, ka thënë presidenti i klubit.

Simona ishte studente e shkencave sportive në Universitetin e Palermos dhe merrej edhe me surf, përveç volejbollit në rërë. Gjatë verës kishte marrë pjesë në shumë turne sportive dhe punonte me të rinjtë e komunitetit lokal