7. September 2026

Trajneri i Gjermanisë shtrohet në spital para nisjes së EuroBasket 2025

Alex Mumbru
#post_seo_title

Përzgjedhësi i kombëtares gjermane të basketbollit, Alex Mumbru, është shtruar në spital për shkak të një infeksioni akut dhe do të mungojë në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në EuroBasket 2025. Në vend të tij, detyrën e trajnerit kryesor do ta marrë ndihmësi Alan Ibrahimagiç.

Federata gjermane konfirmoi se Mumbru u shtrua në spital ditën e hënë (25 gusht) si masë paraprake për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai është nën trajtim dhe pritet të shërohet, megjithatë ende nuk dihet se kur do t’i rikthehet ekipit.

Ai do të mungojë të paktën në sfidën e parë të Gjermanisë ndaj Malit të Zi, që zhvillohet të mërkurën.

Kombëtarja gjermane ndodhet tashmë në Tampere të Finlandës, ku do të luajë në Grupin B të EuroBasket 2025, së bashku me Lituaninë, Finlandën, Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Malin e Zi. Ndeshja hapëse për Gjermaninë është planifikuar për të mërkurën në orën 15:30 (CEST).