Matheus Alisson
Klubi i Futbollit Trepça ’89 ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, sulmuesin anësor brazilian Matheus Alisson.
Alisson nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar. Ai ka qenë më parë pjesë e KEK-ut dhe SC Gjilanit i cili ka zhvilluar gjashtë ndeshje.
Braziliani pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës mitrovicase, ndërsa Trepça ’89 synon një sezon të suksesshëm në elitën e futbollit kosovar.
Në ndeshjen e parë të sezonit, skuadra e prirë nga Gani Sejdiu, ka barazuar në Prizren me skuadrën homonime, 1-1.