Trepça nis garat në FIBA Europe Cup, sfida e parë ndaj PAOK-ut në Selanik

Drilon Hajrizi - KB Trepça
Drilon Hajrizi - KB Trepça

Skuadra e basketbollit Trepça nga Mitrovica do të marrë pjesë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, në Grupin F. Nën drejtimin e trajnerit Adis Beçiraqiq dhe me përforcime të rëndësishme gjatë verës, mitrovicasit synojnë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Garat nisin më 15 tetor me përballjen në udhëtim kundër PAOK BC në Selanik, një sfidë e vështirë përballë një ekipi me përvojë të gjatë në garat evropiane. Trepça do të zhvillojë tri nga gjashtë ndeshjet në shtëpi, në palestrën e qytetit në Mitrovicë, ku pritet përkrahje e madhe nga tifozët.

Në grupin F ndodhen edhe ekipet BC Löwen nga Gjermania dhe Anwil nga Polonia e cila kishte mposhtur Bashkimin në njërën nga dy përballjet kualifikuese për këtë kompeticion e ku prizrenasit kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi, ndrsa u kualifikuan me fat dhe me rregull nga FIBA, që përbëjnë një grup të balancuar, por gjithsesi sfidues për skuadrën kosovare.

Më poshtë është orari i plotë i ndeshjeve të Trepçës në fazën e grupeve:

Orari i ndeshjeve – FIBA Europe Cup, Grupi F:

PAOK BC – Trepça
Selanik
15 Tetor | 19:15

Trepça – BC Löwen
Mitrovicë
22 Tetor | 18:30

Trepça – Anwil
Mitrovicë
29 Tetor | 18:30

Trepça – PAOK BC
Mitrovicë
5 Nëntor | 18:30

BC Löwen – Trepça
Braunschweig
12 Nëntor | 18:30

Anwil – Trepça
Wloclawek
19 Nëntor | 18:30