Tronditje në futbollin holandez: Vitesse humb licencën profesionale, rrezikon shuarjen pas 133 vitesh histori

Milot Rashica
Milot Rashica

Një nga klubet më të vjetra dhe me traditë në Holandë, Vitesse Arnhem, ndodhet në prag të shuarjes pas vendimit përfundimtar të gjykatës që i refuzoi kërkesën për rikthimin e licencës profesionale. Kjo vjen pas një vendimi paraprak të Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), e cila në muajin korrik kishte vendosur t’i heqë klubit licencën për shkak të shkeljeve të rënda.

Në një deklaratë zyrtare, klubi shprehu “zhgënjimin dhe shqetësimin e thellë”, duke theksuar se pavarësisht përpjekjeve intensive me investitorët, nuk ia dolën të shpëtonin situatën.

“Bëmë gjithçka që ishte e mundur në bashkëpunim me grupin e investitorëve, por nuk mjaftoi”, deklaroi Michel Schaap, president i grupit të investitorëve “De Sterkhouders”.

Vitesse
Vitesse

Vitesse, i themeluar në vitin 1892, ka një histori të gjatë në futbollin holandez, por trofeu i vetëm madhor në kabinetin e tij është Kupa e Holandës e fituar në vitin 2017. Problemeve iu shtua edhe një dënim i rëndë në sezonin e kaluar, kur klubi humbi 18 pikë dhe u përjashtua nga Eredivisie për lidhjet financiare me oligarkun rus Roman Abramovich.

KNVB e cilësoi humbjen e licencës si një “goditje të rëndë” për klubin, tifozët dhe stafin. Vitesse pritej të hapte sezonin e ri këtë fundjavë në kategorinë e dytë, por tashmë e ardhmja është e pasigurt. Drejtuesit e klubit po vazhdojnë bisedimet me palë të interesuara për të gjetur një zgjidhje që mund të shpëtojë Vitesse nga fundi i hidhur.

Lojtarët shqiptarë që kanë luajtur për Vitesse

Armando Broja – Sulmues në huazim nga Chelsea gjatë sezonit 2020‑2021, ku realizoi 10 gola në kampionat për Vitesse

Milot Rashica –  ishte pjesë e Vitesse mes viteve 2015 dhe 2018, me 83 ndeshje dhe 13 gola në Eredivisie.