Conte
Bologna ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Napolit të dielën në Serie A, duke triumfuar 2:0 në shtëpi.
Golat për skuadrën vendase u shënuan nga Dallinga në minutën e 50-të dhe Lucumi në minutën e 66-të.
Napoli, që aktualisht renditet i dyti me 22 pikë, rrezikon të humbasë pozitën e tij në tabelë nëse Interi dhe Roma arrijnë fitore në ndeshjet e tyre sot.
Në takimin tjetër që filloi nga ora 15:00, Genoa barazoi me Fiorentinën, 2:2.
Dje Milani u ndal nga Parma 2:2, ndërsa Juventusi barazoi me Torinon, 0:0.
Roma sfidon sot Udinesen, ndërsa Interi përballet me Lazion.