Vazhdojnë “dramat” në Serbi: Shqipëria ka në duar fatin e selektorit Stojkoviç

#post_seo_title

Ndeshja Serbi–Shqipëri në tetor nuk është një sfidë e zakonshme. Ky duel pritet të përcaktojë shumë për fatin e pankinës serbe.

Mediat në Serbi shkruajnë me bindje se e ardhmja e Dragan Stojkoviçit do të varet nga ky takim.

Shqipëria është nën presion të madh për të marrë fitoren, ndërsa Serbia mund të llogarisë edhe barazimin.

Megjithatë, humbja e thellë ndaj Anglisë (0-5) ka rritur ndjeshëm presionin mbi “Piksin”, dhe duket se as barazimi nuk do të mjaftonte për të kënaqur federatën.

Kontrata e tij skadon në nëntor, ndërsa Stojkoviç, i cili prej marsit 2023 është në krye të kombëtares serbe, duket se po e përjeton fundin e aventurës së tij në pankinën e Serbisë.