Ekipet vendore kanë vazhduar serinë e ndeshjeve miqësore si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri, duke testuar formën e lojtarëve dhe ndërtuar harmoninë në skuadër, përcjellë “Kërlaçki”.
Struga – Llapi 1:1
Në një përballje interesante të zhvilluar të mërkurën, Llapi barazoi 1-1 ndaj ekipit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim & Lum.
Golin për llapjanët e realizoi Ilir Blakçori, pas një asistimi të bukur nga Hasan Hyseni.

Liria – Drini i Bardhë 4:1
Skuadra e Lirisë tregoi formë të mirë duke fituar bindshëm ndaj Drinit të Bardhë me rezultat 4-1.
Golat për prizrenasit u shënuan nga: Egzon Elshani, Silvio Zogaj, Albion Kurtaj dhe Kambato.
Prishtina e Re – Dukagjini 4:1
Të martën, Prishtina e Re dominoi Dukagjinin me rezultat 4-1.
Golat për fituesit i shënuan Azizi, Gomes dhe Dobratiqi (dy herë), ndërsa për skuadrën nga Klina realizoi Isufi.
Feronikeli – Bashkimi 1:1
Një tjetër miqësore u zhvillua mes Feronikelit 74 dhe ekipit nga Kumanova, Bashkimi 1947.
Ndeshja përfundoi baras 1-1, me golin për skuadrën nga Drenasi që e realizoi Shpresim Zogu në minutën e 75-të.
Skuadrat vendore po vazhdojnë me ritme intensive përgatitjet për sezonin e ri, duke shfrytëzuar këto duele për të testuar skemat taktike dhe për të vlerësuar gjendjen fizike të futbollistëve.
