Përmes një postimi në faqen zyrtare, Vëllaznimi ka paralajmëruar rikthimin e top-basketbollistit që shkëlqeu vitin e kaluar te kuqezinjtë, Jericole Hellems.
Pavarësisht se ishte afër t’i bashkohej Trepçës gjatë ditëve të kaluara, amerikani ka vendosur të rikthehet në “Shani Nushi”.
Ai ishte prej basketbollistëve më meritorë për edicionin e suksesshëm të Vëllaznimit, ku fitoi Ligën Unike duke mposhtur Prishtinën në finale.
Ky transferim ishte i nevojshëm për gjakovarët, të cilët e kanë nisur shumë keq edicionin e ri.
Pas largimit nga Vëllaznimi në fund të sezonit paraprak, Hellems ishte pjesë e ekipit hungarez Zalakeramia ZTE, nga i cili u largua pas një incidenti, ku grushtoi një tifoz në ndeshjen ndaj Kaposvarit. /Kërlaçki.com/

