Vëllaznimi me dy përforcime të reja – Musaj dhe Velii rrisin konkurrencën në prapavijë

Omer Musaj dhe Adis Velii
Omer Musaj dhe Adis Velii

Vëllaznimi ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në repartin mbrojtës dhe në portë, teksa skuadra po përgatitet për sezonin e ri me synime të qarta për paraqitje dinjitoze, mbase edhe synim për Superligë.

Omar Musaj
Omar Musaj

Mbrojtësi energjik Omar Musaj i është bashkuar ekipit kuqezi nga KS Kastrioti i Shqipërisë. Ai pritet të sjellë stabilitet dhe agresivitet në vijën e fundit të mbrojtjes, duke shtuar cilësi dhe përvojë në formacionin e trajnerit.

Omar Musaj (23), si mbrojtës i majtë ka paraqitje të mëhershme edhe për Tiranën, Turbinën dhe Erzenin.

Adis Velii
Adis Velii

Ndërkohë, gardiani Hadis Velii (35) vjen nga FC Malisheva dhe do të jetë në mes shtyllave për ekipin gjakovar. Me një karrierë të konsoliduar dhe paraqitje të besueshme, Velii pritet të sjellë qetësi dhe siguri në portën e Vëllaznimit. Më parë portieri i lindur në Tetovë ka mbrojtur edhe për shumë skuadra si, Shkëndija, Vëllazërimi Kërçovë, Gostivari, Renova, Besa Dobërdoll dhe Voska Sport.

Me këto dy afrime, drejtuesit e klubit tregojnë vendosmërinë për të forcuar skuadrën dhe për të qenë konkurrues në garat që e presin.