Vëllaznimi prezanton përforcimin e tretë të ditës – Sinan Kadiri huazohet nga Prishtina

Sinan Kadiri
Sinan Kadiri

Klubi futbollistik Vëllaznimi po vazhdon me intensitet merkaton, duke prezantuar brenda një dite përforcimin e tretë në radhët e veta.

Sinan Kadiri
 

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv të krahut, Sinan Kadiri, i cili i bashkohet kuqezinjve në formë huazimi nga FC Prishtina.

Kadiri, 20-vjeçar, është lindur në Rahovec dhe konsiderohet si një talent premtues në futbollin kosovar. Me fanellën e skuadrës kryeqytetase ai ka regjistruar 9 paraqitje në elitën e futbollit të Kosovës, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Me afrimin e Kadirit, Vëllaznimi jo vetëm që shton thellësinë në repartin ofensiv, por edhe investon në të rinjtë që premtojnë të jenë pjesë e së ardhmes së klubit.