photo-output

#post_seo_title

Skuadra e Vëllaznimit ka bërë dy goditje të rëndësishme në afatin kalimtar, duke prezantuar basketbollistët e rinj që do të jenë pjesë e kuqezinjve në edicionin e ardhshëm. Klubi gjakovar ka theksuar se këto afrime janë pjesë e projektit ambicioz.

Përforcimi i parë është Jon Ismajli, një prej talenteve më premtuese të basketbollit të Kosovës. Ai vjen nga KB Prishtina, ndërsa më herët ka kaluar përvoja të vlefshme në programe të njohura në SHBA dhe Çeki. Ismajli ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses U20 të Kosovës dhe së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin A, duke treguar se është një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

img 4429
Jon Ismaili

Bashkë me të, Vëllaznimi ka zyrtarizuar edhe transferimin e Jaylani Darden, i lindur në Virxhinia të SHBA-ve, është i gjatë 1.96 centimetra dhe luan në pozitat 2-3. Ai është i njohur për shpejtësinë, lojen në mbrojtje dhe aftësinë për të shënuar nga distanca.

Darden karrierën e tij e nisi në Longwood University, përpara se të transferohej në Norfolk State Spartans, ku luajti dy sezone të rëndësishme në NCAA.

Të dy lojtarët janë prezantuar me shumë entuziazëm nga drejtuesit e klubit, të cilët besojnë se kombinimi i rinisë dhe talentit të tyre me përvojën e skuadrës do ta bëjë Vëllaznimin më konkurrues në garat e këtij sezoni.

img 4430
Jaylani Darden