Askush nuk ka qenë kaq i ri: Debutimi historik në Ligën e Dytë! Kennet Eichhorn i Herthas është tani lojtari më i ri në historinë e kategorisë së dytë gjermane – Vetëm 16 vjeç e 14 ditë, shkruan Bild, përcjellë Kërlaçki.
Një moment historik në Bundesliga 2! Në ndeshjen e Herthas kundër Karlsruhes, debutoi lojtari më i ri ndonjëherë në këtë kategori.
Në minutën e 68-të, në barazimin 0:0 në “Olympiastadion” Hertha kundër Karlsruhes, djaloshi i ri i skuadrës nga kryeqendra gjermane, Kennet Eichhorn, hyri në lojë, duke u bërë lojtari më i ri i Bundesligës 2 – vetëm 16 vjeç e 14 ditë.
Rekordi i mëparshëm i klubit mbahej nga Boris Lum (16 vjeç e 363 ditë), por tani ai i përket Eichhornit, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë afatgjatë.
“Është një talent i jashtëzakonshëm dhe natyrisht duam ta zhvillojmë”, ka thënë trajneri berlinas, Leitl.
Ndërsa, atmosfera në stadium ishte “miqësore”, si në tribuna – ku tifozët festonin lidhjen mes dy klubeve – ashtu edhe në fushë, ku munguan përplasjet e forta ndërmjet futbollistëve.