Medon Berisha

Minuta e 23-të e takimit mes Fiorentinës dhe Lecce-s solli një moment të veçantë për tifozët shqiptarë. Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Medon Berisha, realizoi golin e parë të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në një sfidë të vështirë jashtë fushe.

 

Aksioni nisi nga krahu i djathtë, ku Tete Morente dërgoi një kros të saktë në zonën e rreptësisë. Medon Berisha, i pozicionuar mirë, u shkëput nga mbrojtja dhe e devijoi topin me saktësi në cepin e majtë të portës, duke mposhtur portierin vendas dhe vulosur rezultatin 0-1 për momentin.

Ky ishte goli i dytë sezonal për 20-vjeçarin e lindur në Kaçanik, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësira dhe vëmendje në formacionin e Lecce-s. Paraqitjet e tij të qëndrueshme në Serie A janë një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, që mund të mbështetet te potenciali i tij në ndeshjet e ardhshme.