Zum Inhalt springen
Prishtina e Re - Ballkani 0-3

VIDEO: Superliga, Java e shtatë me gola, dorëheqje, tensione…

Von
1 Min. Lesezeit

Java e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll solli rezultate të pasura me gola, dorëheqje trajnerësh dhe sinjale për krizë në disa skuadra, por edhe “miqësore”

Pas humbjes bindëse 4-1 në Podujevë ndaj Llapit, klubi i Gjilanit mbeti pa trajner. Ardian Nuhiu dhe klubi vendosën të ndajnë rrugët. Një ditë më herët, pas disfatës dërrmuese 0-5 ndaj Prishtinës, edhe trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, dha dorëheqjen.

 

Në anën tjetër, Drita regjistroi një fitore të qetë, pavarësisht gjashtë mungesave në formacion, përballë një Dukagjini që nuk ngjante aspak me skuadrën e javëve të para. Komentet për ndeshje “miqësore” dhe “larje borxhesh” vijojnë të hedhin hije mbi futbollin vendor.

Spektakël u pa në Skenderaj, ku Malisheva mposhti Drenicën në një triller me shtatë gola, 4-3.

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Ballkani, vazhdon marshimin me formë të shkëlqyer. Ndryshe paraqitet situata te Prishtina e Re, ku edhe pas emërimit të trajnerit të ri, ekipi ende nuk ka treguar ndonjë reagim pozitiv në fushë.

Teilen: Facebook X