Zum Inhalt springen
Ballkani - Drita

Videokronikat: Java e gjashtë e AlbiMall Superligës

Von
1 Min. Lesezeit

Java e fundit në AlbiMall Superligën e Kosovës solli rezultate interesante dhe zhvillime që po ndryshojnë dinamikën e kampionatit. Ballkani vazhdon marshimin si skuadra e vetme e pamposhtur, pasi fitoi derbin ndaj Dritës, duke konfirmuar pretendimet për titull.

Dukagjini përmbysi rezultatin ndaj Llapit, duke e lënë këtë të fundit ende pa asnjë fitore këtë sezon. Në anën tjetër, skuadra e Klinës po tregon se nuk është një kalim i përkohshëm — duke bindur se mund të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë edicion.

Ferizaj regjistroi humbjen e katërt radhazi, këtë herë përballë Malishevës, duke rrezikuar seriozisht pozitat në fund të tabelës dhe njëkohësisht duke “shpëtuar” trajnerin e Malishevës, Qatip Osmani, i cili ishte nën presion.

Drenica vijon të befasojë, duke marrë gjashtë pikë të plota në dy ndeshjet si mysafire në Gjilan — fillimisht ndaj Dritës dhe më pas kundër Gjilanit.

Ndërkohë, Prishtina e Re, edhe pas ndërrimit të trajnerit, nuk arriti të rikthehet te rezultatet pozitive, pasi u mposht nga Prishtina, e cila, pavarësisht kritikave të shumta, ruan kreun e tabelës.

 

JAVA 7  (28 SHTATOR)

E diel, 28.09.2025

Ferizaji – Prishtina

Drenica – Malisheva

Llapi – Gjilani

Drita – Dukagjini

Prishtina e Re – Ballkani


PRISHTINA – PRISHTINA E RE 2-0

DUKAGJINI – LLAPI 3-1

MALISHEVA – FERIZAJ 3-1

BALLKANI – DRITA 2-0

GJILANI – DRENICA 1-1

Teilen: Facebook X