Vllaznia mposht Egnatian 2-0 

Vllaznia - Egnatia
Vllaznia - Egnatia

Vllaznia e nisi sezonin e ri në Abissnet Superiore me fitore të pastër 2-0 ndaj Egnatias në Shkodër.

Kapiteni Erdenis Gurishta zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të me një goditje me kokë pas një këndi, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 49-të, Bajrami shënoi golin e dytë duke vulosur suksesin e shkodranëve.

Egnatia pati mundësinë të barazonte në pjesën e parë me një penallti, por Balaj gaboi nga pika e bardhë. Miqtë e përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Votlai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të.

Me këtë fitore, skuadra e Edi Martinit, i cili edhe ky u ndëshkua me karton të kuq, mori tri pikët e para të kampionatit, duke konfirmuar ambiciet për sezonin e ri.

Ishte kjo përballja e nënkampionëve dhe kampionëve të edicionit të fundit 2024/25 e cila u zhvillua në një stadium pothuajse të mbushur në “Loro Boriçi”.

Abissnet Superiore – Java e parë

Vllaznia – Egnatia 2-0
Golat: Gurishta 19’, Bajrami 49’

23 gusht

  • 17:00 – Bylis – KF Tirana

  • 20:00 – AF Elbasani – Flamurtari

24 gusht

5 shator