Vushtrria e prezanton Festim Haxhiu – ai debutoi javën që shkoi ndaj Besës së Pejës

Festim Haxhiu

FC Vushtrria ka prezantuar përforcimin e ri të ekipit të saj, 22-vjeçarin Festim Haxhiu. Mbrojtësi i talentuar vjen nga KF Vjosa dhe do të luajë në pozicionin e qendër-mbrojtësit për ekipin e Gladiatorëve.

Haxhiu ka një përvojë të konsiderueshme për moshën e tij, duke qenë më parë pjesë e klubeve të njohura si KF Llapi, FC Liria dhe KF Besa Peja, ku ka treguar cilësi të qëndrueshme në mbrojtje.

Klubi i FC Vushtrrias e ka mirëpritur ardhjen e Haxhiut me entuziazëm, pasi ka pasur disa largime me peshë në këtë pozicion.

Festim Haxhiu paraqitet si një shtesë të rëndësishme për forcimin e mbrojtjes dhe për të sjellë energji të re në ekip.

Ky transferim është pjesë e strategjisë së klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe të fortë për sezonin e ri futbollistik, ku synohet kthimi në Superligën e Kosovës.