Vushtrria përjetëson kujtimin e Erjon Morinës në tribunën lindore

Forca
Forca

Tribuna Lindore e stadiumit “Ferki Aliu” në Vushtrri, aty ku qëndron tifogrupi Forca, tashmë do të mbajë emrin e Erjon Morinës.

Emri i ish-lojtarit të Vushtrrisë, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar, është vendosur zyrtarisht në tribunën e dedikuar tifozëve kuqeblu, duke e bërë atë një kujtim të përhershëm për klubin dhe qytetin.

Në shenjë respekti dhe dashurie, tifogrupi Forca ndër vite ka shpalosur mesazhe e koreografi të ndryshme në nder të Morinës, duke dëshmuar se ai do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së klubit.

Vushtrria në xhiron e parë të edicionit të ri në Ligën e Parë barazoi me Besën në Pejë, 1:1.

Në fundjavë vushtrriasit presin Kikën e Hogoshtit ku kërkojnë fitoren, pasi që objektiv kryesor këtë edicion është rikthimi në Superligë.

Tribuna "Erjon Morina"
Tribuna “Erjon Morina”