Kalo te përmbajtja
Thursday, 16 July 2026
Futboll Vendi

Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futsall: Shumë gola dhe befasi

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futsall, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.

FC Prishtina 01 arriti fitore bindëse ndaj FC Liqenit me rezultat 6-1.

Fitore me gjashtë gola realizoi edhe FC Shtimja 26, që mposhti FC Mabetex Prishtinën me rezultat 6-3.

557249046 1350839357046099 6779982244392303350 n
FC Prishtina 01, kampioni aktual i Kosovës

FC Drenica fitoi si mysafire ndaj FC KEK-ut me rezultat 7-1, ndërsa FC Trepça shënoi fitoren e parë këtë edicion duke mposhtur FC Drenasin me rezultat 5-3. Në këtë xhiro ka pushuar FC Malisheva.

Pas dy javëve të para, Drenica, Shtimja 26 dhe Prishtina 01 kryesojnë me nga 6 pikë, ndërsa Trepça ka grumbulluar 4 pikë.
Liqeni ka 1 pikë, ndërsa pa pikë mbeten KEK-u, Malisheva, Mabetex Prishtina dhe Drenasi.

558360919 802326075983347 1327209694953598466 n

558339416 802326125983342 4454371531698407762 n