KVF Skënderaj
Java e pestë në Raiffeisen Superligën A, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave, solli përballje të forta dhe rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen e përgjithshme. Peja ngushtoi diferencën me lideren Drita te meshkujt, ndërsa Drita e vajzave u ngjit në vendin e dytë pas fitores në Prishtinë. Në këtë javë spikati edhe rikthimi i Skënderajt te fitorja me një paraqitje dominuese ndaj Prishtinës ’75.
Meshkuj – Superliga A
🔹 Skënderbeu 1:3 Peja
(Setet: 25:20, 23:25, 27:29, 19:25)
Peja shënoi një fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Skënderbeut, duke u ngjitur në 13 pikë, vetëm një më pak se liderja Drita. Kjo ishte humbja e dytë për Skënderbeun në pesë javë.

Femra – Superliga A
Ferizaj 3:0 Gjinoci
(Setet: 25:21, 25:22, 25:18)
Ferizaj shënoi fitoren e tretë në këtë sezon, duke konfirmuar paraqitjet e qëndrueshme. Gjinoci vazhdon të mbetet pa pikë.
Vëllaznimi 0:3 Drita
(Setet: 15:25, 21:25, 16:25)
Drita nga Gjilani mori fitoren e katërt, duke u ngjitur në vendin e dytë me 10 pikë. Ndeshja u zhvillua në Prishtinë, për shkak të pamundësisë së përdorimit të palestrës në Gjakovë. Vëllaznimi ende nuk ka grumbulluar pikë pas pesë xhirove.
Skënderaj 3:0 Prishtina ’75
(Setet: 25:22, 25:13, 25:8)
Skënderaj u rikthye te fitorja me një paraqitje dominuese ndaj Prishtinës ’75, duke arritur në 9 pikë. Prishtina ’75 ka gjithashtu tri fitore dhe dy humbje, por mbetet një pikë prapa në renditje.
Fer Volley vazhdon marshimin perfekt – njëjtë Drita meshkujt: mbetën të pamposhtur pas pesë xhirove