
Yll Hoxha zyrtarisht është prezantuar nga skuadra bardhezi e Prizrenit, FC Liria.
37-vjeçari, mbrojtësi i majtë me aftësi të sulmuesit të krahut, ka qenë i kërkuar dhe atë nga skuadra tjera pretendente të Ligës së parë, kompeticion ky që këtë edicion do të jetë më i zjarrti ndonjëherë, sidomos pas unifikimit të dy grupeve dhe garës ndërmjet 18-skuadrave, e me shumë rivalitet për ngjitje në Superligë.
Hoxha, në edicionin e mbyllur në Superligë, ka regjistruar 29 paraqitje. Angazhimi i tij për cilën do nga tre skuadrat pretenduese, Feronikeli, skuadër me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet (2017-2021), Liria apo Vushtrria, do të ishte siguri absolute në krahun e majtë të fushës.
Prezantimi i Yll Hoxhës