Yll Hoxha: “Do ta arrijmë objektivin, ka kualitet në skuadër, afrimet në klub kanë qenë të duhuara”

Yll Hoxha
Yll Hoxha

Yll Hoxha sot ka qenë lajmi i ditës në futbollin vendor. Deri sa skuadrat e Superligës në fazën përgatitore kryesisht pushojnë të dielave, ato që marrin pjesë në garat ndërkombëtare mund të kenë seancë paksa më të lehtë stërvitore, kurse FC Liria me synimim për t’u rikthyer në Superligë ka gjetur ditën për të prezantuar futbollistin që iu është nevojitur.

 

“Po ndjehem shumë mirë, i motivuar dhe gati për të dhënë më të mirën në fushë”, ka thënë pas prezantimit, për Kërlaçki, Yll Hoxha.

“Rivalitet në këtë ligë ka gjithmonë, në çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Natyrisht janë disa skuadra që synojnë kreun dhe janë të forta por, besoj që do ta arrijmë objektivin tonë sepse ka kualitet në skuadër dhe afrimet në klub kanë qenë të duhuara”, ka thënë Hoxha për Kërlaçki.