Në një ndeshje dramatike në Therandë, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë këtë edicion, duke i shkaktuar Vëllaznimit humbjen e tretë, me rezultat 84:82 (25:12, 15:27, 20:24, 24:19).
Te vendasit, spikati Trevon Allen me 27 pikë e 9 kërcime, ndërsa Brandon Huffman kontribuoi me 19 pikë dhe 12 kërcime.
Larry Thomas shtoi 14 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime, duke qenë gjithashtu vendimtar në suksesin e ekipit.
Te mysafirët, më i dalluari ishte Marques Warrick me 28 pikë.
Ky triumf shënon fitoren e parë për Golden Eagle Yllin pas dy humbjeve të mëparshme, ndërsa Vëllaznimi numëron tashmë tre humbje këtë sezon.