Zekerija Ramadani ndjek Ilir Dajën

Zekerija Ramadani
Zekerija Ramadani konferenca per shtyp

Zekerija Ramadani, trajneri i Dritës është i vetmi për momentin që mund t’ia arrijë Dajës statistikat

12 trajnerë iu kanë prirë 9 skuadrave kosovare në garat ndërkombëtare nga viti 2017.

Daja më së shumti paraqitje (34) – Ramadani më së shumti skuadra në Evropë (4)

Bindshëm më së shumti, edhe atë tre herë rresht (2022-2025), prin ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, me 34 ndeshje evropiane. I vetmi trajner që momentalisht ka gjasa të arrijë Dajën, është trajneri i tanishëm i Dritës, Zekerija Ramadani me 10 ndeshje më pak, 34 sosh. Ramadani mban rekord tjetër në vete, ai i ka prirë katër skuadrave të ndryshme kosovare në Evropë (Trepça ’89, Feroneli, Prishtina dhe Drita).

Daja, Josa dhe Nuhiji me goldallim +

I treti dhe shumë pak larg paraqitje ndodhet trajneri i tanishëm i Gjilanit, Ardian Nuhiji me 11 të tilla. Por, Nuhiji ka një statistike pozitive, është vetëm njëri prej tre trajnerëve që ka goldallimin pozitiv, +2 (12:10). Prin pa dyshim Daja me +8 (44:36), ndërsa i dyti Mirel Josa me Prishtinën me +3 (7:4).

Vetëm Daja e Nuhiji më shumë fitore

Ndërsa bilanc pozitiv po ashtu kanë vetëm këta tre trajner të lartpërmendur, Daja ka 17 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje. Është kontribuesi më i madh i pikëve në koeficient sa i përket klubeve në Kosovë.

Edhe Nuhiji ka bilanc pozitiv, 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Bekim Isufi trajneri i parë vendor me fitoren e parë dhe kualifikim e parë

Ndërsa Josa ka të barabartë bilansin sa i përket fitoreve (1-4-1), sikurse edhe Gentjan Mezani (1-0-1, 3:3).

Të gjithë trajnerët tjerë kanë bilanc negativ në goldallim, por qëndrojnë sikurse Josa, me bilanc të barabartë në fitore, Armend Dallku (2-0-2, 6:10), Kida (1-0-1, 1:3).

Të tjerë trajnerë kanë bilanc negativ dhe pa fitore, si trajneri i parë vendor që ka arritur fitore dhe i pari që ka kalur një raund tutje garash, Bekim Isufi (2-1-3, 8:9) dhe Tahir Batatina (0-3-5, 6:19).

Listen e mbyllin Vavalis (0-1-1, 1:2), Klodian Duro (0-1-1, 2:4) dhe Arsim Thaçi (0-0-2, 0:6).

Daja në grupe, Ramadani dy here kalon dy raunde – Isufi e Dallku të vetmit vendor me sukses

Sa i përket më të rëndësishmet, vet qëllimit të garës, inkuadrimi në grupe, pa dyshim edhe për shumë kohë do të jetë Ilir Daja, i cili dy herë me Ballkanin, dy herë rreshtë, u inkuadrua në Group Conference League.

Ndërsa Zekerija Ramadani, dy herë ka kaluar nga dy raunde, në rastin e parë me Prishtinën dhe edicionin e kaluar me Dritën.
Ardian Nuhiji në dy raste ka kaluar nga një raund, ndërsa nganjëherë kanë kaluar nga një raund Bekim Isufi, Mirel Josa dhe Armend Dallku.
Bekim Isufi dhe Armend Dallku janë të vetmit trajnerë vendor që kanë bërë një gjë të tillë.

Be the first to comment

Leave a Reply