Pas javësh spekulimesh dhe zërave për pengesa ligjore, Kuvendi i klubit të FC Vushtrrisë ka konfirmuar emërimin e Rrahman Ramës si kryetar të ri.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të klubit, është zyrtarizuar zgjedhja e Rrahman Ramës si kryetar i ri i FC Vushtrrisë. Emri i tij ishte përfolur prej ditësh, fillimisht i paralajmëruar nga Kërlaçki.com, më pas i shoqëruar me dyshime mbi pengesa ligjore. Megjithatë, tashmë gjithçka është e kryer dhe gjenerali në pension do t’i prijë klubit vushtrrias në fazën e re të organizimit dhe ambicieve për rikthim në majat e futbollit kosovar.