ZYRTARE: Llapi me transferim interesant nga Bosnja dhe Hercegovina!

enedin mulalić
Enedin Mulalić

Llapi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Enedin Mulalić, i cili i bashkohet bardhekaltrëve me një kontratë trevjeçare.

21-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore para sezonit të ri, duke u konsideruar si një përforcim i rëndësishëm në repartin defansiv të skuadrës.

Mulalić është produkt i akademisë së njohur të FK Sarajevos, ku ka kaluar të gjitha grupmoshat deri te ekipi i parë. Më pas ka vazhduar karrierën te FK Sloboda Tuzla dhe së fundmi ka qenë pjesë e HSK Posušje, klub që garon në elitën e futbollit boshnjak.

Transferimi i tij është finalizuar në bashkëpunim të ngushtë mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, Jusuf Čizmić dhe Anis Bujak, për të cilët KF Llapi ka shprehur falënderime të veçanta për kontributin në këtë marrëveshje.

“Mulalić është një lojtar me potencial të madh dhe jemi të bindur se do të japë kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave tona këtë sezon,” thuhet në njoftimin e klubit.

Ky është përforcimi i radhës për Llapin, që po vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

enedin mulalić
enedin mulalić