Besa ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit të ri, Miftar Rama, i cili nga sot i bashkohet klubit verdhezi.
Në njoftimin e bërë publik, klubi pejan e ka mirëpritur trajnerin Rama, duke theksuar përvojën dhe përkushtimin e tij që pritet të sjellë energji të reja në skuadër.
“Me përvojën dhe përkushtimin e tij, besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e objektivave që kemi përpara. Suksese dhe mirëseardhje në këtë rrugëtim të përbashkët,” thuhet në komunikatën e Besës.
Trajneri i ri do të nisë menjëherë punën me skuadrën, me synim që ekipi verdhezi të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të përmbushë pritshmëritë e tifozëve.
Ndeshjen e parë në krye me Ramën pejanët e zhvillojnë të dielën në Gjakovë ndaj liderit të Ligës së Parë, Vëllaznimit.
