ZYRTARE: Pas Vëllaznimit dhe Suharekës, kjo është skuadra e re e Mirel Josës

Mirel Josa
Mirel Josa

Klubi i Bylisit në Shqipëri ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Mirel Josa në krye të ekipit.

Me mbi 20 vite përvojë dhe plot 12 trofe (5 tituj kampion, 4 Kupa dhe 3 Superkupa), Josa pritet të sjellë eksperiencë, qartësi taktike dhe një mentalitet fitues në Ballsh.

Ai zë vendin e Gentian Mezanit, i cili luajti një rol kyç në mbijetesën e Bylisit sezonin e kaluar.

Josa do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën përpara skuadrës dhe do të nisë menjëherë punën për sezonin e ri.

Së fundmi, tiranasi drejtoi Vëllaznimin në Ligën e Parë dhe Suharekën në Superligë, por pa ndonjë sukses për t’u theksuar.

Mirel Josa Bylis