
Deondre Burns do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në basketboll.
Amerikani 28 vjeçar ka përvojë të konsiderueshme në basketbollin evropian.
Së fundmi ai luajti për skuadrën e elitës franceze, Le Portel. Përveç Francës, Burns ka pasur eksperienca edhe në Izrael, Gjermani, Qipro dhe Zvicër.
Në vitin 2022, në Qipro, ai fitoi titullin kampion dhe Kupën me skuadrën Keravnos.
Prishtina gjithashtu ka firmosur me lojtarë të tjerë si Don Polloshka, Valmir Kakruka, Dion Haxhosaj dhe Arian Azemi.
Trajneri i skuadrës për sezonin e ri është emëruar Michalis Kakiouzis.
