Kalo te përmbajtja
Thursday, 25 June 2026
Futboll Vendi

ZYRTARE: Vëllaznimi rikthen talentin gjakovar, Mark Bushaj

Vëllaznimi ka rikthyer në skuadër talentin gjakovar, Mark Bushaj. Klubi kuqezi e ka zyrtarizuar transferimin në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Bushaj vjen te Vëllaznimi si huazim nga Malisheva, ku nuk arriti të gjejë hapësirat e pritura.

Ardhja e tij është e mirëpritur për trajnerin Xhengiz Rexhepi, i cili do të ketë një alternativë më shumë në sulm.

Ai është vëllai i ish-futbollistit të Vëllaznimit, Gjergj Bushaj, një prej talenteve më premtues të futbollit vendor gjatë dekadës së kaluar, i cili megjithatë nuk arriti potencialin e plotë për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Mark Bushaj
Mark Bushaj

Skuadra gjakovare ka nisur mbarë edicionin në Ligën e Parë, duke mposhtur Feronikelin dhe 2 Korrikun, dhe aktualisht numëron gjashtë pikë pas dy xhirosh.

Nesër, Vëllaznimi do të presë Istogun në Gjakovë.

Pas duelit ndaj 2 Korrikut, “Kërlaçki.com” realizoi një intervistë të shkurtër me trajnerin e skuadrës, Xhengiz Rexhepin, të cilën mund ta lexoni duke klikuar më poshtë.

Xhengiz Rexhepi pas fitores ndaj 2 Korrikut: Vëllaznimi tregoi pjekuri dhe karakter – synojmë rikthimin në Superligë