ZYRTARE: Yll Hoxha largohet nga Suhareka, gati për…

Yll Hoxha
Yll Hoxha

Mbrojtësi i majtë Yll Hoxha ka njoftuar largimin e tij nga FC Suhareka pas dy sezonesh të kaluara me klubin.

Lajmi u konfirmua përmes një postimi personal në rrjetet sociale, ku Hoxha falënderoi klubin, tifozët dhe të gjithë ata që e vlerësuan gjatë kësaj periudhe, raporton “Kërlaçki”.

“Dy vite në FC Suhareka – një vit plot suksese, tjetri plot mësime dhe reflektim. Faleminderit klubit FC Suhareka dhe tifozëve për mbështetjen në çdo moment. Mirënjohje për ata që vlerësuan angazhimin dhe profesionalizmin tim. Gati për kapitullin e radhës!”, shkroi futbollisti.

Gjatë kohës së tij te Suhareka, Yll Hoxha dha kontribut të qëndrueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar për përvojën, angazhimin dhe profesionalizmin në fushë dhe jashtë saj.

Ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë destinacioni i radhës i 33-vjeçarit, por me këtë përvojë në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar, ai mbetet një nga lojtarët më të respektuar në qarkullim.