E ardhmja e Xhakës në dyshim – vendimi i fundit ndërlikon gjithçka!

Granit Xhaka
Granit Xhaka

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, nuk do t’i bashkohet klubit saudit Neom SC, pasi ky i fundit është tërhequr nga gara për mesfushorin 32-vjeçar.

Sipas ekspertit të transferimeve, Sacha Tavolieri, Neom nuk ishte i gatshëm të ofronte më shumë se 8 milionë euro për lojtarin e Bayer Leverkusenit, përcjellë “Kërlaçki”.

Për pasojë, transferimi i Xhakës drejt Arabisë Saudite nuk do të realizohet, ka raportuar të enjten media zvicerane “4-4-2”.

Ndërkohë, interesimi për Xhakën po rritet. Skuadra e rikthyer në Premier League, Sunderland, ka hyrë në garë për shërbimet e tij.

Gjithashtu, interes kanë shfaqur edhe klubet e njohura si Fenerbahçe, Milani, Juventusi dhe Interi.

Aktualisht, Xhaka ndodhet në Rio de Janeiro, ku po zhvillon fazën përgatitore me skuadrën e tij, Bayer Leverkusen.

granit xhaka
granit xhaka